Ferrari “fluturues”
11/05/2013 12:00
Për Cmimin e Madh të Spanjës që do të zhvillohet në Barcelonë, makina Ferrari e Fernando Alonsos ka zbritur në qytet nga qielli.
Njëvendëshja e spanjollit dy herë kampion bote është transportuar si kurrë më parë me helikopter dhe jo me kamionët e mëdhenj që përdorin zakonisht skuderitë e Formulës 1.
Helikopteri e uli butësisht makinën në cirkuitin e Montmelosë dhe mekanikët e bënë gati për fundjavën.
Një transport kaq i pazakontë ishte për efekt reklame për një nga sponsorët kryesorë të Ferrarit, Santander.
Top Channel