Zbulimi i fakteve për përdorimin e armëve kimike në Siri behet gjithnjë
më i vështirë me kalimin e kohës. Regjimi i Assadit po bllokon hetuesit e
OKB-së për të hyrë brenda vendit, ndërsa administrata Obama vazhdon të
kërkojë prova konkrete.
Në një interviste për programin e gazetares Kristian Amanpur në CNN- Geri Sejmor, ish-keshilltari e shefit te shtepise se bardhe shpjegon se “Siria ka programin me te madh aktiv te armeve kimike ne bote”. I vetmi vend qe mund te kete nje sasi te ngjashme eshte Korea e Veriut, për të cilin-dihet shumë pak – shpjegon ai.
“Agjentet kimike qe mendohet se jane perdorur ne Siri jane gazi mustard, sarin dhe VX, te cilet mund te perdoren ne bomba, raketa skud, si mbushje bërthamore, ne predha artilerie dhe raketa”.
Sipas Sejmor do te ishte nje operacion i veshtire per amerikanet dhe aleatet t’i siguronin armet kimike. “Do të kërkonte nje force te madhe qe do te hynte ne te gjithe depot, te ciles, nga ana tjeter, duhet t’i garantohet mbrojtja”.
Sejmor thote se “është kjo është një prej arsyeve qe administrate Obama po tregohet e kujdesshme për të percaktuar se kur kalohet vija e kuqe”. Ish-keshilltari i Barak Obames mendon se te tille hapa ushtarake do te nderrmerren vetem nese do te ekzistoje fakti i padiskutueshem i përdorimit te armeve kimike, i cili do te fshije kesisoj cdo dyshim për cfare ka ndodhur në Siri.
Të mërkuren, kryeministri britanik David Cameron i tha Parlamentit se ekziston nje informacion i kufizuar por bindës se regjimi i Bashar Al Asadit ka perdorur perdorimin e armeve kimike, perfshire edhe gazin sarin. Te pakten 70 mije persona humben jeten prej fillimit te kryengritjes ne mars te vitit 2011. Te pakten 1.5 milione siriane braktisen vendin dhe mbi kater milione jane zhvendosur brenda territorit te tij.
Top Channel