Juventus-Milan, në merkato për sulmues

10/05/2013 12:50

Me Juventusin kampion dhe Milanin me shumë gjasa në turin kualifikues të Champions League, dy klubet italiane duket se do të jenë protagoniste të merkatos së verës.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ndonëse secili ekip ka nevoja të ndryshme për momentin, vëmendja e të dy klubeve është përqendruar tek sulmi.

Milani, nga ana e tij është përqendruar tek 25-vjeçari i Torinos, Alessio Cerci, i vlerësuar për cilësitë e tij dhe aftësinë për të luajtur në të dy krahët e një tridhëmbësi 4-3-3.

Nëse do të konkretizohet, treshja e kombëtares italiane, Cerci-Balotelli-El Shaarawy, mund të bashkohen në të njëjtën skuadër.

Përsa i përket Juventusit, Gonzalo Higuain është në këtë moment objektivi kryesor, por me vëmendje po ndiqet edhe 26-vjeçari i Portos, Jackson Martinez, i konsiderua në Portugali si pasardhësi i Radamel Falcaos.

Për momentin, Martinez ka një klauzolë lëshimi prej 28 milionë eurosh, shumë për financat e bardhezinjve, por çmimi mund të ulet nën 20 milionë nëse Juventusi do të vendosë të negociojë.

Jovetiç, ylli i Fiorentinës, mund të shndërrohet gjithashtu në objektiv për Juventusin, nëse kalimi i tij në Premier League, tek gjigantët e City apo Chelsea që ofrojnë shumë më tepër, nuk do të konkretizohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA