Julian Draxler rinovon me Schalke 04

10/05/2013 15:45

Schalke 04 ka konfirmuar të premten rinovimin e kontratës me mesfushorin Julian Draxler, një nga talentet e rinj më të spikatur të futbollit gjerman.

Kontrata e 19-vjeçarit është zgjatur edhe me dy vite të tjera dhe në këtë mënyrë Draxler do të luajë me “minatorët” deri në vitin 2018.

Julian Draxler mendohej se mund të ishte përforcimi i radhës i Borussia Dortmund, skuadra që po përpiqet të mbushë boshllëkun që do të lërë largimi i Mario Gotze tek Bayern Munchen.

“Me krenari dhe pasion deri në vitin 2018, kontrata rinovohet”, lexohet në faqen zyrtare të Schalke 04 që arrin të sigurojë edhe për dy vite të tjera shërbimet e një prej lojtarëve më të talentuar të brezit të ri gjerman, për të cilin ishin interesuar shumë skuadra të mëdha europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA