Rreshjet karakterizuan seancën e parë të provave të lira në pistën e Montmelosë, në Barcelonë, por ndërsa pista nisi të thahej, dy makinat Ferrari regjistruan secila kohët më të shpejta në qarkullim.
Ndonëse për shkak të shiut, xhirot e zhvilluara ishin të pakta, avantazhi i “kokëkuqes” është shpresëdhënës për garën e së dielës, në të cilën Alonso ka vendosur publikisht si objektiv “të paktën arritjen e podiumit”.
Toro Rosso në vendin e tretë, nga ana e tij, ishte një provë e mëtrejshme për avantazhin që ka motori Ferrari në kushtet e një piste të lagur.
Nga ana e tyre, makinat Red Bull dhe ato McLaren nuk u impenjaun në asnjë rast seriozisht për të vendosur një kohë të shpejtë, duke u pozicionuar në vendet e fundit të renditjes.
Klasifikimi i seancës së parë të provave të lira në Barcelonë
1. Alonso Ferrari 1’25”252
2. Massa Ferrari 1’25”618
3. Vergne Toro Roso 1’25”667
4. Grosjean Lotus 1’26”042
5. Sutil Force India 1’26”212
6. Hamilton Mercedes 1’26”374
7. Bottas Williams 1’26”456
8. Raikkonen Lotus 1’26”614
9. Rosberg Mercedes 1’26”621
10. Di Resta Force India 1’26”755
11. Ricciardo Toro Roso 1’26”940
12. Hulkenberg Sauber 1’27”061
13. Perez McLaren 1’27”135
14. Gutierrez Sauber 1’27”250
15. Maldonado Williams 1’27”576
16. Kovalainen Caterham 1’28”376
17. Der Garde Caterham 1’28”600
18. Bianchi Marusia 1’28”887
19. Vettel Red Bull 1’29”457
20. Webber Red Bull 1’29”473
21. Gonzalez Marusia 1’30”314
22. Button McLaren pa kohë
Top Channel