Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan mendon se Siria e ka kaluar prej
kohësh “vijën e kuqe” të Shteteve të Bashkuara duke përdorur raketa me
armë kimike.
Në një intervistë për NBC në Turqi, ai iu referua shërbimeve sekrete turke, por nuk percaktoi nese ishte perdorur gazi sarin.
“Mbi të gjitha është e qartë se rregjimi ka përdorur armë kimike, dua të them raketa. Ata kanë përdorur 200 raketa sipas sherbimeve tona secrete, mund te jene me shume por jo më pak”, tha Erdogan.
Erdoan i tha NBC se do t’ia dorezoje informacionin e mbledhur nga sherbimet sekrete, Kombeve te Bashkuara. SHBA e konsideron perdorimin e armeve kimike ne Siri, si vijen e kuqe te konfliktit, por duke risjelle ne mendje luften e 2003 ne Irak, Shtetet e Bashkuara kerkojne prova perpara se te veprojne.
Pyetjes nëse e ka kaluar vijën e kuqe të Obamës, Presidenti Assad, Erdogan u përgjigj: “Kohë më parë. Nuk ka ndodhur tani. E ka kaluar kohë më parë. Dhe prej fillimit ka patur paralajmerime. Ata kurre nuk u pergjigjen pozitivisht”.
Ushtria siriane dhe kryengritesit akuzojne njeri-tjetrin për përdorimin e armeve kimike. Por Erdogan kundershton idene se kundershtaret e Assad kane perdorur te tilla arme sepse nuk mund t’i sigurojne dot. Agjensia turke e lajmeve Anatolian tha se vendi ka derguar nje ekip prej tete ekspertesh ne kufirin me Sirine, per te pare nga afer te plagosurit, per te zbuluar gjurmet e perdorimit te armeve kimike dhe biologjike.
Top Channel