Ariel Kastro kishte ndërtuar “dhomën e torturës” dhe “burgun privat” brenda shtëpisë në Sejmor Avenju, në Klivlend.
Ishte pikerisht aty ku ai shfryu sadizmin e tij kunder vajzave qe mbante peng. Ai kishte përdorur dhune edhe ndaj bashkëshortës së tij Grimilde Figera, të cilën e conte në bodrumin e shtëpisë, e rrihte pa meshire e godiste edhe në bark gjatë kohës që ishte shtatzane e detyronte te mbyllej brenda nje kutie të madhe dhe të ushqehej dhe te vishej, ashtu sic donte ai.
Ajo i bindej symbyllazi, sepse perndryshe do te perballej me dhunen e tmerrshme. Ajo e kishte denoncuar, por ajo nuk e ndoqi ceshtjen kunder tij. Ajo u divorcua nga Ariel dhe nderroi jete ne vitin 2012 pas një semundjeje, por sipas familjareve vdekja e saj ishte pasoje e trajtimit barbar te se shoqit.Sic raportohet, Ariel Kastro tani po bashkepunon me policinë dhe ka pranuar përgjegjesine për disa prej ndodhive brenda shtepise.
Prokuroret përveçse vendosen nje shifer prej 8 milione dollaresh si garanci- kërkuan denim me vdekje, duke iu referuar pese aborteve të Mishel Najt brenda shtepise se tij.
Gjithashtu u konfirmua ekzistenca e nje letre te shkruar nga vete Kastro, ku pranonte problemet e tij, pasoje e ngacmimeve seksuale te nje xhaxhai. Ai kishte menduar per vetevrasjen dhe kishte shprehur deshiren qe pasurine e tij t’ia linte Misheles, Xhines dhe Amandës. Përse ai kërkonte te vetevritej? Për policinë ishte viti 2004 dhe ai hetohej sepse kishte harruar nje femije ne autobusin e shkolles dhe ndoshta i frikesohej zbulimit te tre pengjeve te tij.
Top Channel