Cristiano Ronaldo tha “Foda-se” (vafshi në djall në portugalisht) duke parë nga stoli i Realit pasi shënoi golin e dytë në ndeshjen që madrilenët fituan 6-2 ndaj Malagës ditën e mërkurë.
Sipas televizionit spanjoll ‘Cuatro’, që ofroi imazhe të kësaj skene, sulmuesi portugez pa me nervozizëm edhe dy herë të tjera nga pankina, por kësaj radhe pa thënë asnjë fjalë.
Kur u pyet për këtë episod pas ndeshjes, zv/trajneri Aitor Karanka theksoi: “Cristiano gjithmonë sheh nga stoli kur shënon. Nuk ka asgjë për tu habitur.”
Më parë, CR7 kishte festuar golin e tij me thirrjet: “Jam unë këtu, jam unë këtu!”, të cilat u interpretuan nga mediat spanjolle si një mënyrë për të treguar se në fushë është ai që komandon.
Disa ditë më parë, Mourinho e kishte kritikuar lojtarin më të mirë të madrilenëve duke e bërë fajtor për nisjen e keqe të kampionatit: “Në muajt e parë nuk ishte i lumtur, ishte i trishtuar.”
Top Channel