Nuk ka rinovim me Romën për Dybalën, e ardhmja e tij është të Boca Jr
Publiku i “Santiago Bernabeut” i rezervoi sërish vërshëllima trajnerit Jose Mourinho kur spikeri thërriti emrin e tij para ndeshjes që madrilenët fituan ndaj Malagës.
Edhe pse një sektor i stadiumit e duartrokiti, shumica e tifozëve vërshëllyen teknikun që me siguri do të largohet nga Reali në fund të sezonit për të shkuar tek Chelsea.
Mourinho u vërshëllye edhe para ndeshjes ndaj Valladolid të shtunën e kaluar. Cuditërisht, publiku duartrokiti ish-trajnerin e Realit, Manuel Pellegrini, i cili u shkarkua para tre vitesh për t’i lënë vendin Mourinhos.
Gjithashtu, shërbimet e sigurisë së klubit nuk lejuan një pankartë të një tifozeje ku shkruhej: “Mourinho, se vende o se regala” (Mourinho, shitet ose dhurohet).
Iker Casillas ishte një nga lojtarët më të duartrokitur nga publiku kur spikeri përmendi në megafoni emrin e tij.
Top Channel