
Në Diten e Europës, Partia Socialiste ka renditur dështimet e
Kryeministrit Sali Berisha që fillojnë me shanset e humbura për marrjen e
statusit e deri tek përplasjet me Shtetet e Bashkuara si pasojë e
qëndrimeve politike në planin e brendshëm.
“3 shanse të humbura në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim, kurs përplasje me perëndimin dhe posaçërisht partnerin strategjik SHBA-të, raporte gjithnjë e më kritike për situatën që mbizotëron sot në Shqipëri dhe një shqetësim në rritje për drejtimin ku po e çon vendin Sali Berisha, ky është bilanci i situatës së sotme.Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe forcimi i institucioneve demokratike të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve e jo pushtetit të radhës.Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga çlirimi i shërbimit diplomatik nga nepotizmi e politizimi që e kanë kthyer shërbimin diplomatik në celulë anti-opozitë”, tha deputeti socialist Ditmir Bushati.
Top Channel