Kukës, granata plagos të miturin
09/05/2013 19:35
Një fëmijë ka mbetur i plagosur pasditen e së enjtes në qarkun e Kukësit, si pasojë e shpërthimit të një granate.
Autoritetet lokale njoftojnë se, fëmija, i moshës 10 vjeç, ka marrë dëmtime në fytyrë dhe tek gjymtyrët si pasojë e shpërthimit.
Për pasojë ai është dërguar në spitalin rajonal, ku mjekët shprehen të rezervuar mbi gjendjen shëndetësore të tij.
Burimet saktësojnë më tej se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan.
Top Channel