Nuk ka rinovim me Romën për Dybalën, e ardhmja e tij është të Boca Jr
David Moyes do të jetë trajneri i Manchester United. Trajneri aktual i Evertonit nga sezoni i ardhshëm do të marrë drejtimin e “Djajve të kuq” pas largimit të Sir Alex Ferguson, që i dha fund karrierës 27-vjeçare në krye të klubit anglez.
50-vjecarit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. Ai ishte emri i preferuar i United dhe i vetë Ferguson për ta pasuar, pavarësisht se në media qarkulloi edhe emri i Mourinho-s dhe Antonio Conte-s.
Moyes drejton Evertonin që prej vitit 2002. Në 11 vite në krye të skuadrës nga qyteti i Liverpulit, ai nuk ka fituar asnjë trofe, por ka meritë për stabilitetin në garën sportive dhe financiare që ka sjellë në klub edhe pse në përdorim ka patur një buxhet modest.
Lajmi i largimit të tij drejt United është konfirmuar nga një deklaratë e vetë klubit të Evertonit.
“Everton mund të konfirmojë se David Moyes do të largohet në fund të këtij sezoni. Trajneri u takua me drejtorin ekzekutiv Bill Kenwright ditën e mërkurë të cilit i shprehu dëshirën për t’u larguar drejt Manchester United. Klubi falenderon Moyes për kontributin e vyer dhe të pamasë që ka dhënë për Evertonin që nga koha e mbërritjes së tij në vitin 2002”, thuhet në deklaratën e Everton.
Moyes do të drejtojë Everton në dy ndeshjet e fundit për këtë sezon, fillimisht ndaj West Ham e më pas kundër Chelsea-t. Ai ka udhëhequr këtë skuadër në më shumë se 500 takime, ndërsa në katër sezone ka mundur të prekë kupat e Europës.
Top Channel