Berat, 8 mln euro grante për fermerët
09/05/2013 00:00
Më shumë se 8 milion euro do të jepen për fermerët shqiptarë në formën e granteve që mbështesin investimeve që ndërmerren nga prodhues dhe përpunues të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave.
Ministria e Bujqësisë së bashku me agjencinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar zhvilluan në Berat një takim me fermerë të zonës të cilëve u është kërkuar të aplikojnë për të përfituar grante.
Drejtori rajonal i Ministrisë së Bujqësisë vlerësoi rëndësinë e këtyre granteve që sipas tij ndihmojnë fermerët e zonës.
Fermerët dhe agro-përpunuesit mund të përfitojnë falas shumën prej 50 përqind të shpenzimeve të pranueshme për investimin në fusha të ndryshme pasi ata të kenë zbatuar projektin.
Top Channel