Seria A, Milan i afrohet Champions-it
08/05/2013 19:55
Milan bën një tjetër hap drejt vendit të tretë në Serinë A, pozicion në renditje që siguron pjesëmarrjen në play-off-in e Champions League për sezonin e ardhshëm.
Kuqezinjtë e Alegrit kanë mundur thellë Peskarën me rezultatin 0-4 duke u shkëputur 7 pikë nga Fiorentina e vendit të katërt.
Mario Balotelli shënoi dy gola (njëri prej tyre me 11-metërsh), ndërsa Muntari dhe Flamini shënuan nga një gol secili për t’i dhënë një fitore të lehtë Milanit në ndeshjen e javës së 36 të Serisë A.
Tashmë kuqezinjve i duhen 3 pikë në 2 ndeshjet e ardhshme për të siguruar vendin e tretë. Milan do të ndeshet me Romën në San Siro dhe me Sienën në transfertë në dy takimet e fundit të kampionatit italian.
Top Channel