Meta: Lehtësi dhe stimuj biznesit

08/05/2013 18:40

Gjatë një takimi me sipërmarrës në qytetin e Kavajës, kryetari i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Ilir Meta ka premtuar mbështetje të biznesit me qëllim rritjen e numrit të punëtorëve, duke i lehtësuar nga shpenzimet dhe kostot për çdo vend të ri pune.

Aktivitetet e karakterit prodhues, tha Meta, duhen përjashtuar nga taksat dhe tatimt për të paktën 5 vjet.

“Aktivitete të tilla të karakterit prodhues duhet të përjashtohen nga taksat dhe tatimet të paktën për 5 vjet, në mënyrë që t’i japim një nxitje të madhe prodhimit në vend, por edhe që të krijojmë të gjitha ato lehtësira infrastrukturore, të cila tërheqin më shumë investitorë të huaj dhe investimet e huaja në zhvillimin e ekonomisë sonë”, deklaroi Meta.

Kreu i Lëvisjes Socialsite për Integrim theksoi domosdoshmërinë e krijimit të parqeve industriale dhe zonave ekonomike, duke krijuar lehtësira infrastrukturore për invetsitorët e huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA