Largimi i Alex Ferguson nga Manchester United mund të mos jetë i vetmi, sepse pas largimit të trajnerit legjendar, një tjetër futbollist i “Djajve” mund të jetë drejt largimit.
Sipas të përditshmes “Mirror”, Wayne Rooney është i pakënaqur me trajtimin që ka pasur në këtë sezon në “Old Trafford” dhe i vendosur për të provuar një eksperiencë të re jashtë vendit.
Në këto kushte, duket se Bajerni i Mynihut po monitoron me vëmendje situatën dhe po përgatit një ofertë prej 40-45 milionë eurosh për United.
Nga ana e tij, Manchesteri do të dukej i interesuar për të shitur 27-vjeçarin, të cilin drejtuesit e klubit synojnë ta zëvendësojnë me talentin e Atleticos, Falcaon.
Një futbollist i shumëvlerësuar nga United, kolumbiani kushton rreth 55-60 milionë euro dhe duket se do të ishte në gjendje që të formonte një dyshe të shkëlqyer sulmuese, përkrah Van Persie.
Nëse operacioni për Falcaon nuk do të realizohet, atëherë sipas “Mirror”, “Djajtë e Kuq” do të përqendrohen në alternativa të tjera, si Lewandowski apo Hulk.
Top Channel