
Kryeministri Sali Berisha nuk ka vonuar ta zgjerojë menjëherë hartën e
fushates elektorale në qarkun e Vlorës, ku besohet se do të zhvillohet
një nga garat më interesante edhe për shkak se lista e socialistëve
kryesohet nga lideri i opozites Edi Rama.
Kete fakt, Kryeministri Berisha e theksoi fort ne Orikum, ku mori pjese ne inaugurimin e fillimit te punimeve per ndertimin e impiantit te trajtimit te ujrave te ndotur, qe do te furnzioje me uje 24 ore kete zone turistike dhe qe, nepermjet perpunimit, do te beje te mundur derdhjen ne det te ujrave te paster.
Sipas analizes se Kryeministrit Berisha kandidimi i kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ne qarkun e Vlores lidhet jo vetem me friken e perballjes ne Tirane, por mbi te gjitha, me kandidimin e detyruar te Koço Kokedhimes, njeriun qe Kryeministri prej kohesh e cileson si nenkryetarin ‘de facto’ te Partise Socialiste.
“Nuk erdhi Rama, erdhi Koçua. Të dashur socialistë vlonjatë, zotin Rama në Vlorë e ka sjellë Koçua. Sepse Koçua në Tiranë njihet si menaxheri shpirtëror i zotit Rama; njihet si njeriu që fitonte të gjitha tenderët e rrugëve, të cilave u binte asfalti brenda tetë muajve; njihet si njeriu që fitonte tenderët e rindërtimit të shkollave dhe atyre u binin tavanet edhe fëmijët përfundonin në spitale. Mos harroni skenat në televizione. Koçua njihet si njeriu, i cili të gjitha reklamat e qytetit i kishte pronë të tijën dhe nuk i paguante bashkisë as edhe një taksë të vetme”, tha Berisha.
Perpara se te ftonte banoret e Orikumit te mbeshtesin me vote ekipin dhe programin e Partise Demokratike, kryeministri Berisha kishte edhe nje mesazh tjeter per socialistet e Vlores: “Socialistë të dashur,Edi Rama nuk solli në Vlorë pallatin në pajë, por erdhi në pajën e Koços dhe erdhi këtu për llogari të Koços. Është në të drejtën tuaj të mbani çdo qëndrim që doni, por këto fjalët e mia mund t’i vërtetoni me secilin socialist në Tiranë; mund t’i vërtetoni me secilin socialist në Himarë. Ndaj mos mendoni se votoni kryetarin e Partisë Socialiste”.
Ne Vlore, ku mori pjese ne inaugurimin e nje fabrike kepucesh, me 800 punetore, qe eksporton prodhimet e saj ne disa vende te botes, kryeministri Berisha u fokusua tek programi i Partise Demokratike per rritjen e investimeve te huaja dhe rritjen e punesimit ne 4 vitet e ardhshme. Kryeministri beson se fitorja e nje mandati tjeter qeverises nga Partia Demokratike do t’i hape vendit perspektiven e merituar europiane, qe, sipas tij, eshte bllokuar padrejtesisht nga opozita.
“Ajo beson se në këtë mënyrë dëmton qeverinë, por jo! Në këtë mënyrë dëmton çdo shqiptar, demokrat, socialist, të paparti, biznesmenë, fermerë, të rinj e të moshuar. Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi dëmin. Mbi rrënimin ndërtohet rrënim. Ndaj në 23 qershor të votojmë për të ardhmen tonë europiane, të bëjmë gjithçka që me votën tonë të meritojmë statusin e vendit kandidat, këtë pasaportë që lartëson dinjitetin tonë, të ecim të sigurt drejt të ardhmes sonë europiane”, tha Berisha.
Top Channel