E dinte silikon, injekton vaj gatimi në fytyrë

08/05/2013 00:00

Një e fiksuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale vendosi të vetinjektojë silikonin në fytyrën e saj pasi mjekët refuzuan të kryenin ndërhyrje të mëtejshme për shkak të rreziqeve që paraqiteshin.

Bëhet fjalë për një ish-modele koreano-jugore. Hang Mioku, përballë refuzimit kategorik të mjekëve për të mos ndërhyrë më në fytyrën e saj, vendos ta bëjë vetë dicka të tillë. Ajo i drejtohet tregut të zi të silikonit dhe blen një shishe të tillë.

Në momentin e parë që kthehet në banesë nis vetinjektimin. Por për fatin e keq të saj ajo ishte mashtruar në tregun e zi dhe në vend të silikonit kishte blerë vaj gatimi të cilin e injektoi fytyrën e saj.

Pasojat ishin fatale. Ajo pësoi një shpërfytyrim total, aq sa familjarët jo vetëm nuk e njohën, por u tmerruan kur e panë.

Pas horrorit, ish-modelja u kthye në një simbol të fushatave kundër ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, që në Korenë e Jugut janë masive dhe nisi procedurat për nënshtrimin e një operacioni për heqjen e silikonit.

Operacioni i parë u transmetua drejpërdrejt në televizionet vendase. Në 10 ndërhyrjet e para, mjekët mundën të heqin 60 gram silikon vaj dhe substanca të tjera të jashtme nga fytyra dhe 200 gram në pjesën e qafës.

Pavarësisht ndërhyrjeve, Hang është ende e shpërfytyruar. Në intervista për mediat koreane ajo thotë se ka dëshirë që t’i rikthehet sërish fytyra e mëparshme.

Fiksimi i saj me operacionet plastike nisi në moshën 28-vjeçare. Më pas ajo u zhvendos në Japoni ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve të tjera, deri në momentin kur mjekët refuzuan të ndërhyjnë më.

                       Modelja Hang Mioku para se t’u nenshtrohej operacioneve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA