Meta: Punësim përmes investimeve

07/05/2013 00:00

Nga Bërxulli ku eshte takuar me banore te zones, Ilir Meta ka theksuar
se prioritet i qeverise se majte pas 23 qershorit do te jete rritja e
punesimit permes nxitjes se investimeve.

“Prioriteti ynë është punësimi, të hapim vende pune, të krijojmë zona industriale, që t’ia bësh gati infrastrukturën atij investitorit. Në qoftë se do të rrisim punësimin duhet të shikojmë se si do të nxisim investimet dhe si do të favorizojmë ata që do të hapin vende të reja pune”, u shpreh z. Meta.

Zoti Meta  tha se kryeministri po kthehet sot ne bllokuesin e tre ligjeve integruese duke shperfillur propozimin e bere nga LSI.

“Ditët e fundit unë bëra një propozim drejtuar kryetarit të PD-së dhe kryetarit të PS-së dhe ky propozim i imi ishte që t’i miratojmë këto tre ligje tani dhe këto të hynin në fuqi në shtator me parlamentin e ri në mënyrë që këto të konsiderohen të përfunduara në raport me partnerët tanë dhe ndërkohë zbatimi të fillojë me kuvendin e ri. Ndërkohë që ne kërkojmë që këto tre ligje të votohen që sot, vjen përgjigja nga PD-ja që këto ligje do t’i votojmë në shtator me referendum. Nuk ka sens, sepse të bësh një referendum për një çështje që mund të zgjidhet në parlament dhe ekziston tani mundësia dhe vullneti, duhet vetëm shpirti i kompromisit dhe i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit, do të thotë që nuk e ke pasur seriozitetin deri tani çështjen e integrimit. Pse duhet të harxhojë shteti miliona euro për të bërë referendum në të gjithë Shqipërinë kur asnjë nuk e kundërshton çështjen e miratimit të tre ligjeve”, u shpreh ai.

Sipas kreut te LSI-së ka ardhur momenti per balancim te pushteteve te cilat, sic tha ai, po ndjejne një mbingopje me pushtetin absolut të Partise Demokratike.

Top Channel