Kitaristi, trefish më tërheqës se një sportist

07/05/2013 18:25

Mbajtja e një kitare mund të dyfishojë shanset e vendosjes në vëmendjen flirtuese të një femre, zbuloi një studim i degës së psikologjisë në Universitetin të Bretanjës, në Francë.

Anketimi tregoi njëkohësisht se efekti i “muzikantit” ka ndikim vetëm tek femrat, ndërsa rritja e interesit në rastin e anasjelltë nuk është e përfillshme.

Në bazë të studimit, të udhëhequr nga profesori Nicolas Gueguen, femrat priren të tërhiqen më shumë nga një mashkull i cili luan në kitarë, madje shume me teper edhe se nje sportist terheqes.

Mënyra se si u realizua sondazhi ishte shumë e thjeshtë, me “kitaristin”, që iu afrua 300 femrave në një qendër tregëtare dhe i kërkoi numrin, pasi i bënte secilës të njëjtin kompliment.

Në 100 raste ai mbante në kurriz një çantë sporti, në 100 të tjera këllëfin e boshatisur të një kitare dhe në 100 rastet e fundit nuk mbante asgjë.

Përfundimet e sondazhit treguan se kur mashkulli i përzgjedhur shfaqej si kitarist, 31% e femrave pranuan t’i jepnin numrin.

Në mënyrë të habitshme, guximi i treguar prej tij pa asnjë gjë në duar, ishte më shpërblyes se sa kur prezantohej me çantën sportive, duke marrë numrin e vajzave në 14% dhe 9% të rasteve.

Sipas profesorit Gueguen, mbajtja e një kitare ndikon në rritjen e një përceptimi mbi një njeri më gazmor dhe të këndshëm, duke e bërë një mashkull më interesant për seksin e kundërt.

Nuk është e qartë nëse instrumentët e tjerë do të ishin në gjendje të prodhonin të njëjtin përfundim, por sipas Guenguen, të dhënat tregojnë se qënia muzikant, në çdo rast përmirëson shanset për t’u vendosur në vëmendjen e një femre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA