Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë Në kohën kur shumica e tyre mbajnë referate në shkollën e Magjistraturës
për të përgatitur brezin e ri të juristëve, ose i janë përkushtuar
avokatisë, gjashtë ish-prokurorët e Përgjithshëm të periudhës
postkomuniste, u rikthyen në Prokurorinë e Përgjithshme për pak orë, me
ftesë të kreut aktual të saj Adriatik Llalla.
Motivi i bashkimit te ish-kryeprokuroreve Petrit Serjani, Maksim Haxhia, Alush Dragoshi, Arben Rakipi, Theodhori Sollaku dhe Ina Rama ishte hapja e festimeve të 100-vjetorit të drejtësisë shqiptare. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se mirëpret bashkëpunimin e tyre në shërbim të drejtësisë.
“Do të mirëpresim bashkëpunimin e tyre në vazhdimësi me qëllim përmirësimin e teknikave të hetimit në luftën kundër krimit dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të akuzës në emër të shtetit në gjykim”, tha Llalla.
Pak muaj pasi ka lënë detyren dhe kur eshte ende e papune, ish-kryeprokurorja Ina Rama kërkoi me teper garanci funksionale per Prokuroret e Pergjithshem.
“I gjithë aktiviteti i Prokurorisë zhvillohet nën ombrellën funksionale të prokurorit të përgjithshëm. Mendoj se kuadri ligjor ofron garanci të mjaftueshme edhe për Prokurorin e Përgjithshëm. Ka nevojë për përmirësime”, tha Ina Rama.
Edhe pse gjashte prokurore te shkarkuar prej ish-kryeprokurores, u rikthyen ne detyre nga pasuesi i saj Llalla, zonja Rama deklaroi se kjo situate eshte handikap i sjelle nga ligji.
“Anulohet dekreti i Presidentit për shkarkim sepse konsiderohet që masa e shkarkimit është e papërshtatshme dhe prokurori kthehet në detyrën e mëparshme sepse kështu është dispozita, por ndërkohë ligji nuk parashikon asgjë se si ndreqet ky proces, se si rivihet në vend, qoftë edhe e drejta e Prokurorit të Përgjithshëm për të dhënë një masë ndëshkimore, qoftë detyrimi ose konseguenca ligjore që duhet të mbartë mbi shpinë, prokurori i cili ka bërë një shkelje. Mendoj që është një handikap i ligjit dhe ndoshta do të ketë nevojë për një ndërhyrje ligjore që besoj që duhet ngritur edhe duhet reflektuar edhe në ligj”, tha Rama.
Nderkohe per ish-prokurorin tjetër të Përgjithshem Arben Rakipi, më e rëndësishmja për prokurorët është bashkëjetesa me njëri-tjetrin.
“Prokurorët duhet të mbështesin njëri-tjetrin kur zbatojnë ligjin dhe duhet bërë jo për shkak se punojnë bashkë, por sepse mbështetja gjatë zbatimit të ligjit sidomos në rrethana të vështira politike e sociale është garanci për sukses”, tha Rakipi.
Top Channel