Fernando Alonso dhe Lewis Hamilton janë pilotët më të paguar në sportin e Formulës 1. Spanjolli i Ferrarit dhe britaniku i Mercedes fitojnë plot 20 milionë euro në vit sipas ‘Business Book GP’.
I treti në këtë renditje është Jenson Button (McLaren), i cili fiton 16 milionë euro në vit. Vetëm i katërti Sebastian Vettel (Red Bull), i cili ka fituar 3 kampionatet e fundit të Formulës 1. Gjithsesi, në kontratë gjermani ka bonuse për pole-position dhe fitore e në këtë mënyrë të ardhurat e tij vjetore afrohen me ato të Alonso dhe Hamilton.
Piloti më pak i paguar është i riu Giedo van der Garde (Caterham) me 150 mijë euro.
1 – Fernando Alonso (Ferrari): 20 milionë euro
2 – Lewis Hamilton (Mercedes): 20
3 – Jenson Button (McLaren): 16
4 – Sébastian Vettel (Red Bull): 12
5 – Nico Rosberg (Mercedes): 11
6 – Mark Webber (Red Bull): 10
7 – Felipe Massa (Ferrari): 6
8 – Kimi Räikkönen (Lotus): 3
9 – Sergio Perez (Mclaren): 1,5
10 – Romain Grosjean (Lotus): 1
11 – Pastor Maldonado (Williams): 1
12 – Nico Hulkenberg (Sauber): 1
13 – Valteri Bottas (Williams): 600.000
14 – Jules Bianchi (Marussia): 500.000
15 – Adrian Sutil (Force India): 500.000
16 – Paul di Resta (Force India): 400.000
17 – Jean Eric Vergne (Toro Rosso): 400.000
18 – Daniel Ricciardo (Toro Rosso): 400.000
19 – Estban Gutiérrez (Sauber): 200.000
20 – Charles Pic (Caterham): 150.000
21 – Guiedo van der Garde (Caterham): 150.000
Top Channel