Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Një burrë rus pësoi djegie të rënda në fytyrë pasi një barist po përpiqej t’i hidhte në gojë një pije alkoolike të ndezur në flakë.
Alexey Ponamarev u dërgua në spital pas incidentit në një bar të Novosibirskut në Siberi, incident që është regjistruar nga e dashura e tij. Materiali filmik i është dorëzuar policisë dhe 28-vjeçari i dëmtuar pritet të kërkojë nga bari një dëmshpërblim prej 13 mijë dollarësh.



Videoja tregon baristin që i vë flakën pijes, ndërsa Alexey mbështet kokën tek bari dhe hap gojën, por kur mundohet t’i hedhë pijen drejt e në gojë, flakët përhapen në fytyrën e klientit.
Baristi Albert Bykov, 34 vjeç, është shprehur se e ka bërë këtë truk shumë herë dhe kurrë nuk i kishte ndodhur diçka e tillë.
Top Channel