Real, lojtarët kundër Mourinho

06/05/2013 12:15

Konferenca e shtypit e Jose Mourinho të premten mbushi kupën dhe tashmë shumica e futbollistëve të Real Madrid janë kundër trajnerit të tyre për shkak të fjalëve të tij.

Sulmi ndaj Iker Casillas (“E kam kërkuar prej kohësh Diego Lopez) dhe Cristiano Ronaldo (“E nisëm kampionatin të trishtuar dhe nuk ishim në maksimum”) nuk është pritur mirë nga askush. Portieri dhe sulmuesi janë dy nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe askush nuk e priste që Mou të shkarkonte përgjegjësitë e sezonit që do të përfundojë pa titull kampion dhe Champions tek ta.

Cristiano, i cili ka disa muaj që ka ftohur marrëdhëniet me Mourinho, tha pas ndeshjes ndaj Borussia Dortmund atë që ndjente: “Nuk më intereson se ku shkon trajneri, më intereson e ardhmja ime dhe e Realit.”

Të shtunën foli shumë qartë edhe Pepe, një nga lojtarët që Mourinho e ka mbrojtur më shumë: “Iker Casillas duhet respektuar. Nuk e ka ai fajin. Të gjithë jemi me të.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA