Përballë paraqitjeve të mira që ka bërë në radhët e Realit të Madridit, portieri Diego Lopez është vendosur në shënjestër të Milanit për sezonin e ardhshëm.
Njeriu që u ble në një operacion “blitz” nga Reali, pas dëmtimit 2-mujor të Casillas në muajin janar, ka qenë në gjendje që në javët e fundit të ruajë vendin e titullarit, pavarësisht rikthimit të kapitenit Casillas në gatishmëri.
Disa paraqitje të mira të ish-numrit një të Vilarealit dhe Seviljes kanë bërë që tashmë Lopez të jetë në vëmendjen e disa prej klubeve të mëdha të Europës, midis të cilëve Arsenali dhe Milani.
Sipas “Corriere dello Sport”, 36-vjeçari Abbiati nuk është më në planet e kuqezinjve dhe ndonëse jo ekzaktësisht një premtim i së ardhmes, 32-vjeçari Lopez do të ofronte garanci të mira për 2-3 sezonet e ardhshme, në këndvështrimin e drejtuesve milanistë.
Për të bindur Realin që të heqë dorë nga shërbimet e Lopezit, Milani mund të ofrojë rreth 5 milionë euro, vlerë më e lartë se 3,5 milionë eurot që Reali shpenzoi për ta siguruar në janar.
Top Channel