Do sukses në punë? Sillu si femër

06/05/2013 11:50

Celësi i suksesit në punë për një mashkull është të sillet si femër! Sipas një sondazhi të fundit, tipat e butë, të ndjeshëm dhe të sjellshëm (karakteristika më shumë të femrave) kanë më shumë mundësi për të ecur para në karrierën e tyre profesionale.

Nga ana tjetër, tipat arrogantë, posesivë dhe ambiciozë do të bënin mirë të ndryshonin sjellje nëse duan sukses në zyrë.

Sondazhi ku u pyetën 64 mijë persona nga 13 vende të ndryshme të botës dhe i publikuar në versionin online të ‘Daily Mail’ tregoi se 66% e njerëzve mendonin se bota do të ishte një vend më i mirë nëse meshkujt do të mendonin si femrat.

Sociologu John Gerzema tha për ‘Sunday Times’: “Vlerat femërore janë ato dominuese në shekullin ku jetojmë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA