Cavani mund Interin

06/05/2013 00:00

Fitorja e tretë radhazi dhe vendi i dytë në kampionat i blinduar. Napoli i Mazzarri-t mund 3-1 Interin në ndeshjen e fundit të javës së 35 të Serisë A dhe Edinson Cavani arrin kuotën e 101 golave me fanellën e kaltër pas tregolëshit të së dielës.

3, 33 dhe 78 ishin minutat e golave të sulmuesit nga Uruguaji.

Zikaltërit zbritën në fushë pa sulmues të mirëfilltë (të avancuar dyshja Guarin-Alvarez) dhe nuk patën asnjë shans ndaj napoletanëve. Goli i vetëm i takimit për ekipin e Stramaccioni-t u shënua nga Alvarez me 11-metërsh.

Kjo është humbja e 14 sezonale e Interit dhe Europa është gjithmonë e më larg.

Top Channel