Beckenbauer: Dua paqe në finalen e Champions

06/05/2013 13:20

Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, Franz Beckenbauer, i ka kërkuar skudrës së tij dhe kundërshtarëve të Borussia Dortmund në finalen e 25 majit të Ligës së Kampioneve që të sillen mirë dhe që rivaliteti mes tyre të mos çojë në gjeste antisportive.

“Kaizeri” i futbollit gjerman e bëri këtë kërkesë nëpërmjet një shkrimi në gazetën ‘Bild’ pas përballjes Borussia-Bayern të fundjavës së kaluar, të vlefshme për Bundesligën, ku pati shumë tension edhe pse bëhej fjalë për një ndeshje që vlente vetëm për statistika.

Të shtunën ra më shumë në sy sherri mes trajnerit të Borussia Dortmund (Jurgen Klopp) dhe drejtorit sportiv të Bayern Munchen (Matthias Sammer). Gjithashtu pati shumë kartona të verdhë dhe një të kuq të marrë nga mbrojtësi i bavarezëve, Rafinha.

“Dy personazhe si Sammer dhe Klopp nuk mund të ulërasin në vijën anësore në sytë e të gjithë opinionit publik”, shkruan Beckenbauer, i cili shpreson që në finalen e Uemblit të mos ketë aq shumë ndërhyrje të gabuara dhe provokime nga lojtarët e të dyja skuadrave.

“Gjithë bota do ketë sytë nga finalja e Champions-it. Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund janë dy amabasadorë të Gjermanisë. Rasti i Mario Gotze nuk duhet të ndikojë në ndershmërinë e takimit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA