Avokati i Popullit vlerëson ndryshimet në Kodin Penal

06/05/2013 00:00

Ndryshimet në Kodin Penal për veprat që kanë të bëjnë me gjininë, racen, ngjyrën, etninë dhe orientimin seksual sipas Avokatit të Popullit janë mjaft pozitive.

Në një deklaratë për mediat ky institucion përshëndeti të gjithë deputetët e Kuvendit dhe Ministrinë e Drejtësisë për hapin cilësor të ndërmarrë në miratimin e këtyre ndryshimeve në Kodin Penal.

“Avokati i Popullit dëshiron të shprehë falenderimet për të gjithë deputetët shqiptarë, për Ministrinë e Drejtësisë dhe për gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë për hapin e guximshëm dhe cilësor në miratimin e ndryshimeve cilësore në Kodin Penal, ndryshime që sigurojnë një trajtim të barabartë të grupeve të margjinalizuara”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Një ndryshim i rëndësishëm, sipas këtij institucioni, është përfshirja si rrethanë rënduese e një krimi motivimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, kur vepra është e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me etninë, racën, ngjyrën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike ose filozofike etj.

Top Channel