Chelsea do të lajmërojë punësimin e Jose Mourinhos në datën 1 korrik, në datën kur zyrtarisht nis sezoni i ri, lajmëroi të premte e përditshmja britanike, “The Sun”.
Sipas kësaj gazete, Mourinho dhe Abramovic janë takuar së fundmi në Londër, ku darkuan për disa orë radhazi.
”The Sun” ishte në gjendje që të përcaktonte edhe vendin ku ndodhi takimi midis portugezit e pronarit multimiliarder të kampionëve të Europës në fuqi, në një restorant të quajtur “La Famiglia”.
Sipas të përditshmes, në takim është caktuar edhe paga e portugezit, e cila do të jetë prej 12 milionë eurosh neto në sezon.
Ndërkohë, ky version mbështetet edhe prej Wesley Sneijder, një prej futbollistëve më të afërt me Mourinhon, i cili në një intervistë paralele, deklaroi se zemra e 51-vjeçarit ka mbetur gjithmonë tek Chelsea dhe në Londër, ku edhe familja e tij është ndierë shumë më e kënaqur me jetesën.
Top Channel