Milan në ndjekje të Cesc Fabregas

03/05/2013 15:15

Milan po kërkon të rinovojë mesfushën dhe për t’i shtuar këtij reparti cilësinë. Për këtë arsye drejtuesit e klubit italian janë interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Cesc Fabregas.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, katalanasit duan ta shesin futbollistin që blenë me shumë bujë nga Arsenali pasi kërkojnë para’ për blerjen e Neymar.

Fabregas u rikthye tek Barcelona në vitin 2011 për 40 milionë euro, por nuk ka shfaqur nivelin që pritej prej tij në këto dy sezone.

Kulmi arriti në ndeshjen ndaj Bayern Munchen, ku spanjolli u vërshëllye nga publiku i Camp Nou. Kësaj gjendjeje i shtohet aktivizimi i paktë gjatë këtij sezoni në formacionin titullar.

Top Channel