Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, gazetaria kosovare dëshmon se ky profesion lë shumë për të dëshiruar. Gazetarët kosovar thonë se puna e tyre është bërë aq e rrezikshme sa pothuajse cdo ditë marrin kërcënime verbale e deri tek ato fizike nga zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të partive politike, por edhe përfaqësues të bizneseve.

Gazetarët kosovarë pohojnë se përvec rrezikut në terren ata shpesh nuk gjejnë përkrahje të mediave ku punojnë. Ndërkohë tregojnë se, shumë gazetarë e kryejnë punën e tyre pa kontrata pune, media nuk iu paguan kontributet dhe shpesh largohen nga puna pa një shpjegim të vetëm.

“Ka shumë gazetarë që ende punojnë pa kontrata punë dhe kjo mbetet një ndër pikat kritike për mediat që ende i shfrytëzojnë gazetarët si të ishin raste sociale. Realisht mbi 50 përqind e mediave punojnë me personel që gazetarinë e kanë profesion të dytë”, thotë gazetari Gëzim Bimbashi.

Vetëm gjatë vitit 2013 në policinë e Kosovës janë regjistruar mbi 20 raste të kërcënimeve të përsonave zyrtar përfshirë edhe gazetarët.

“Shtypi duhet të ketë lirinë për t’u shprehur për çdo gjë në mënyrë që njerëzve të caktuar t’u hiqet e drejta për të bërë gjithçka”, tha Liridona Lluka Gashi, Kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në shenjë pakënaqësie gazetarët kosovarë organizuan një dalje simbolike në shënjë proteste para qeverisë, duke dënuar mungesën e një zëdhënësi të qeverisë së Kosovës.

“Kjo kukull simbolizon kërkesën e gazetarëve që të ketë një zëdhënës të qeverisë dhe që të kemi qasje në dokumentet zyrtare sepse kjo lehtëson punën tonë”, deklaron gazetarja Teuta Gashi.

Të mërkurën, organizata “Freedom House” ka publikuar raportin vjetor për lirinë e mediave në botë, ku Kosova edhe këtë vit është radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira sa i përket lirisë së mediave. Në reagimin e saj presidentja Jahjaga  vlerëson pikërisht  se është shqetësues fakti që mediat në Kosovë, vlerësohen të jenë pjesërisht të lira, gazetarët vlerësojnë të jenë të kërcënuar dhe nën presion.

Duke përmendur incidentet e fundit, në një komunikatë nga presidenca thuhet se është papranueshme që në Kosovën që po e ndërtojmë të pengohet puna e mediave dhe të pamundësohet liria e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA