Homazhe për Fatmir Xhindin

03/05/2013 00:00

Katër vjet pas vrasjes së ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, familjarë, të afërm dhe drejtues të PS kanë zhvilluar homazhe në qendër të qytetit të Roskovecit.

Presidenti i Asamblesë së PS, Gramoz Ruçi ka deklaruar se është e trishtueshme që katër vite më vonë ende nuk janë gjetur vrasësit e ish-deputetit.

“Kur kanë kaluar katër vjet nga vrasja, autorët ende nuk janë gjetur. Kjo tregon se sa urgjente është beteja me krimin, të cilën qeveria thotë se e ka fituar”, ka deklaruar Ruçi.

Top Channel