Një prej grabitësve më të rrezikshëm në Greqi u arrestua në orët e para të mëngjesit të së premtes, informuan mediat helene.
Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimesh, ishte i përfshirë në 34 vjedhje të armatosura, midis të cilave disa grabitje bankash, në të gjithë Greqinë.
Shumica e këtyre vjedhjeve kishin ndodhur në rajonin e Atikës, në Athinë ose pranë saj, ndërsa po hetohet se ku mund të jenë transferuar shumat e mëdha të përvetësuar nga grabitësi, nëpërmjet vjedhjeve të tij.
Së bashku me të shumëkërkuarin, në pranga u vendosën edhe tre bashkëpunëtorë të tij.
Detaje për hetimet pritet të mësohen në një konferencë për shtyp, që do të mbahet më vonë gjatë ditës.
Personi i arrestuar akuzohet për një seri veprash penale, midis të cilave formimin e një organizate kriminale, tentativë vrasje, grabitje e armatosur, vjedhje të agravuara, kanosje, kontrabandë dhe falsifikim.
Top Channel