Viktima e fundit e një seri incidentesh të shkaktuara nga përhapja masive e armëve në Shtetet e Bashkuara është një vajzë 2-vjeçare.
Ka qenë vëllai 3 vjet më i madh që ka qëlluar ndaj saj me një pushkë të kalibrit 22, e projektuar për fëmijë, por që ka rezultuar fatale. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Burksvill, në jug të Kentakit.
Dy fëmijët po luanin në kuzhinën e shtëpisë, ndërsa e ëma po punonte në verandë. Kur ka dëgjuar të shtënën ajo ka vrapuar brenda shtëpisë, por për vogëlushen nuk mund të bëhej më asgjë.
Pushka që ka vrarë Caroline është një “Crickett” i vogël, zyrtarisht një lodër, por në gjendje të qëllojë zara të vegjël metalikë. Ndërmarrja që prodhon armë për të rriturit në vitin 2008 ka prodhuar 60 mijë pushkë të këtij lloji.
Slogani i Crickett, “është pushka ime” dhe faqja e saj e internetit ka një seksion për fëmijët, ku shfaqen të mitur në poligonët e qitjes ose të angazhuar në gjueti zogjsh apo drerësh.
Zëdhënësi i policisë lokale ka deklaruar se në atë zonë të Shteteve të Bashkuara armët prej lodre, por në gjendje të qëllojnë plumba të vërtetë, janë shumë të përhapura.
Më herët gjatë muajit në Amerikë, ku debati për kontrollin e armëve ka arritur kulmin pas disa masakrave, janë verifikuar raste të tjera kur të miturit janë bërë autorë vrasjesh pasi kanë pasur akses tek armët.
Top Channel