Piloti i një avioni të vogël, i përdorur nga James Bond në filmin “Octopussy”, ka humbur jetën në një incident në rajonin e Tirolit, mes Italisë dhe Austrisë.

Viktima është gjermani Guido Gehrmann, i skuderisë së fluturimit akrobatik të Red Bull, “Flying Bulls”.

Gjatë pasdites së të mërkurës, avioni i vogël i tipit “BD-5J” po kthehej në Salsburg pas një spektakli në Tirol, kur papritur piloti i sinjalizoi kullës së kontrollit një problem.

Për t’i mundësuar uljen urgjente u mbyll për trafikun autostrada, por piloti zgjodhi një rrugë provinciale dhe për rrjedhojë u përplas në tokë. Një mjek, që në atë moment po kalonte rastësisht, u përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por më kot.

Ekipi “Flying Bulls” mban zi për Gehrmann, që prej vitesh ishte pjesëtar i skuadrës, përmes një mesazhi në faqen e tij të internetit.

Top Channel