Kreu i opozitës Edi Rama ishte në Kruje ku akuzoi Qeverinë, për atë që
ai e quajti si një shkatërrimin barbar të këtij qyteti dhe të gjithë
zonës për rreth saj.

Nga ky qytet, i cili është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare, kryesocialisti është angazhuar se pas 23 qershorit e gjithë kjo masakër do të marrë fund e po ashtu ka lëshuar një mesazh të qartë se vota për Aleancën për Shqipërinë Europiane do të jetë një votë për t’i kthyer nderin edhe Skënderbeut e Krujës së tij.

“Kjo është zonë që në hartë figuron me male, por kështu si po gllabërohet ka ardhur dita që të bëhen harta të reja të figurojë pa male. Ngrënia e të gjithë kësaj pasurie të madhe historike dhe kulturore, në kushtet kur kalaja është nga pikat më të kërkuara për t’u vizituar, është shëmbëlltyra më kuptimplotë e domosdoshmërisë që në 23 qershor ky rrënim që tek Kruja gjen pamjen e vet më rrënqethëse të marrë fund. Ky është një rrënim historik pë rtë gjitha kohës që vijnë, një rrënim, të cilin historia shqiptare nuk do t’ia falë rrënuesve, por nuk do të na e falë as ne në rast se nuk e ndalim më 23 qershor”, tha Rama.

Top Channel