Një program televiziv është shndërruar në objektin e kritikave të shumta në Danimarkë, i akuzuar për “diskriminim dhe poshtërim” të femrave.
Një program i shfaqur për herë të parë, ai i transmetuar në një televizion danez ka në konceptin e tij një “talk-show” të thjeshtë, zhvilluar në një studio, ku gra e vajza të ndryshme hyjnë me vullnetin e tyre në studio vetëm me një peshqir.
Pasi ngjitjes në skenë, ato zhvishen dhe i përgjigjen urdhërave të një paneli prej “dy ekspertësh”, për të ekspozuar sa më shumë pjesët e tyre intime, përpara se të shndërrohen në objekt të bisedës së gjyqtarëve, që komentojnë me detaje trupin dhe japin vlerësimet e tyre.
Njëri prej dy “ekspertëve” është i njohur në Danimarkë si një personash tepër i famshëm dhe popullor televiziv e si gjyqtar i spektaklit muzikor, “X Factor”.
Sipas krijuesit të programit, trupi i femrës është “i përvëluar” për komente mashkullore dhe emisioni ka një rol edukues, pasi mëson femrat që të kenë pritshmëri më reale mbi paraqitjen e tyre dhe i bën të kuptojnë se çfarë mendojnë e kërkojnë me të vërtetë meshkujt.
Megjithatë, për kritikët e shumtë të këtij programi, ky nuk është asgjë tjetër përveçse një spektakël i “degjeneruar”, ku femrat trajtohen si objekte dhe poshtërohen qëllimisht, për gustot e audiencës mashkullore.
Top Channel