Përurohet unaza në Fushë-Krujë

02/05/2013 00:00

Në Fushë-Krujë, ku është ndërtuar unaza e re e qytetit, Kryeministri
Sali Berisha u fokusua tek punësimi dhe reformat ekonomike të Qeverisë,
që synojnë, sipas tij rritjen e mirëqënies së qytetarëve dhe arritjen e
objektivit, Shqiperia vend i zhvilluar.

Kryeministri thote se ishte per merite te reformave te Qeverise se tij, qe Shqiperia nuk ra ne recesion dhe shpetoi me mijera vende pune.

“Çdo shqiptar eshte i ftuar me 23 qershor te votoje per punesimin. Alternativa jine eshte aleternativa  e punesimit. Gjate ketyre viteve, ne rast se ne vendet e tjera u dyfishua papunesia, ne Shqiperi, ajo pesoi nje ulje te lehte. Natyrisht pasojat e krizes kane part efekte, por sic pohojne te gjitha insitucionet boterore, ekonomia shqiptare i rezistoi krizes. E them kete sepse ne kohe stuhie, ne kohe te veshtira, reformat tona u faktuan historia suksesi”, tha Berisha.
 
Kryeministri thote se Partia Demokratike kerkon serish votebesimin e shqiptareve, sepse ajo shkon perpara tyre jo vetem me premtime te mbajtura, por edhe me programin qe garanton zhvillim, duke perfshire realizimin e dy projekteve madhore energjitike, Gazsjellesin  Transadriatik dhe kaskades se Devollit. 

“Ne nuk kerkojme voten per ato qe kemi arritur, por kërkojmë voten  per gjithcka do te bejme 4 vitet qe vijne. Ne kerkojme voten sepse ne 4 vite qe vijne, ne do te garantojme 250 mije vende pune, ne kerkojme voten sepse ne rast se gjate ketyre viteve ne mbidyfishuam rroga dhe pensione, ne do t’i rrisim ato gjithnje e me shume”, tha Berisha.
 
Per kryeministrin Berisha 23 qershori eshte vendimtar edhe per realizimin e projektit europian te Shqiperise, i cili, sipas tij, u bllokua nga Edi Rama vetem per interesat e tij personale.

Top Channel