Presidenti i Republikes Bujar Nishani në mbledhjen e Këshillit të Lartë
të Drejtësisë në pozicionin e kreut të saj ka vlerësuar vendimin e
Kuvendit të Shqipërisë për rritjen e pagave të gjyqtarëve.

Zoti Nishani theksoi se pavarësisht akuzave të shpeshta, sistemi i drejtësisë, siç tha i, dominohet nga pofesionalizmi.

“Pa mohuar faktin e shqetësimeve problematikave edhe të veprimeve korruptive dhe antiligjore të gjyqtarëve të caktuar në sistemin gjyqësorit, ne mbetemi të bindur se sistemi ynë i gjyqësorit dominohet nga njerëz me integritet të lartë profesionist, të cilët kanë nevojë për inkurajim kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për vlerësim”, u shpreh Nishani.

Megjithate zoti Nishani ka theksuar se e drejta e qytetareve qendron ne krye dhe ajo do te jete sipas tij prioritare ne ndertimin e raportit me drejtesine.

“Por veçanërisht do të jenë tërësisht të patolerueshme rastet kur proceset gjyqësore zvarriten në kurriz të së drejtës të qytetarit, kur vendime gjyqësore mbeten në sirtarët e zyrave të gjyqtarëve me muaj të tërë, duke i  mohuar dhënien e të drejtës qytetarit”,tha Nishani.

Presidenti i Republikes kerkoi me kete rast ndertimin e nje portali online, permes te cilit qytetaret te depozitojne ankesat e tyre ndaj veprimeve te ndryshme apo vendimeve te gjyqtareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA