Kombëtarja U21 dhe miqësorja me Uzbekistanin, Bushi: Kundërshtar që duhet respektuar dhe vlerësuar
Shtypi katalanas është në zi pas atij shpartallimi të Barcelonës nga Bajern Mynih në Camp Nou. Gjermanët e Jupp Heynckes shkatërruan edhe njëherë ekipin e Vilanovës dhe ajo që nuk përtypet mirë nga mediat spanjolle është se kampionët gjermanë shënuan 3 gola para 90 mijë tifozëve të Barçës.
“Mbrëmja më e trishtuar”, ky është titulli që ka zgjedhur e përditshmja sportive katalanase “Sport”. Skuadra blaugrana ka pësuar humbjen më zhgënjyese në Europë që nga ajo e Athina 1994, shkruan më tej kjo gazetë e cila sjell në kujtesë humbjen 4-0 në finalen e Champions-it të atij viti.
“Mundo Deportivo” e ka cilësuar si një ankth eleminimin e turpshëm të Barcelonës e cila ishte shumë poshtë fizikisht. “Marca” dhe “AS”, dy gazetat madrilene, në shkrimet e tyre pas ndeshjes kanë theksuar se kjo humbje ishte fundi i një cikli. “Shkërmoqje historike” është titulli i “Marca” e cila shkruan se humbja historike 7-0 vështirë se do të harrohet nga Barcelona.
Ndërsa titulli i “AS” ishte: “Bajerni hedh një tjetër valle me Barcelonën”. Ndryshe është situata në Gjermani ku mediat kanë falenderuar Bajernin dhe trajnerin për këtë skuadër të madhe.
“Një finale gjermane” është titulli i “Bild”, gazetë e cila ngre në qiell bavarezët dhe thekson se kjo është hera e parë që 2 skuadra gjermane do të ndeshen në finale për trofeun e Champions.
Top Channel