Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për të
drejtat që kanë fituar serbët e veriut, si dhe për faktin se në atë
pjesë të Kosovës do të zbatohet ligji i aplikueshëm në Kosovë, ka thënë
se serbët do të jetojnë nën dy kupola: atë të përgjithshmen që është e
Kosovës dhe nën një më të vogël që është e Serbisë.

Në një intervistë për gazetën “Tribuna”, ambasadori Cliff ka theksuar se dyjëzimi ligjor që do të ketë asociacioni i komunave serbe të Kosovës nuk është i keq.

“Po flisni për dyjëzimin ligjor si diçka e keqe. Të gjitha strukturat duhet të kenë këtë dyjëzim, sepse për t’u siguruar që serbët e Kosovës do të jenë pjesë e këtij angazhimi, duhet të kenë një lidhje me Beogradin”, ka thënë Cliff.

Ai ka vlerësuar se, ka qenë plani i Ahtisarit që ka garantuar lidhjet e serbëve të Kosovës me Beogradin në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve publike. “Kjo u garantohet edhe komuniteteve tjera”, ka theksuar ai.

Sipas pikës dy të marrëveshjes, komuniteti serb do të ketë garanci nga ligji i aplikueshëm i Kosovës dhe nga ligji kushtetues i Serbisë, meqenëse Kosova nuk ka një ligj të tillë.

Në një deklaratë të muajit të kaluar, ambasadori britanik tha se me pranimin e marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka pranuar realitetin e ri në terren.

“Serbët në veri mund të binden që ta pranojnë marrëveshjen”, tha Cliff, duke theksuar se në Kosovë nuk po krijohet Republika Srpska.

“Situata është tërësisht ndryshe nga ajo në Bosnje e Hercegovinë”, theksoi diplomati i Mbretërisë së Bashkuar për gazetën “Kosova Sot”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta