Bursat “mbështesin” Letta-n

02/05/2013 00:00

Tregjet financiare kanë reaguar pozitivisht ndaj asaj që mediat e
përshkruan si paradhënie besimi për Kryeministrin e ri të Italisë,
Enrico Letta.

Interesat bankare jane drejt renies ndersa vlera e aksioneve po rritet dhe kjo ne kohen kur shefi i ekzekutivit ka perpara nje mision, per disa te pamundur: ta nxjerre vendin nga stanjacioni. Ekspertet ndajne mendime te ndryshme per situaten e italise dhe shanset e daljes nga kriza.

Ekonomisti amerikan Nourel Roubini eshte drastik ne opinionin e tij: ekonomia e trete me e madhe e Eurozones, sipas Roubinit, ka falimentuar tashme.

Ndersa eksperti gjermen Wolfgang Franz e sheh si shume solide me kapacitet real ekonomine italiane. “Cili prej tyre ka te drejte? – pyet Deutsche Welle.- Duket se te dy bashke. Italia si shtet”.

Ne syte e mjaft ekonomisteve, ka falimentuar, ndersa si vend eshte mjaft i pasur. Në provincat veriore si Lombardia ose Piemonti,- theksojne ata, –  të ardhurat janë shumë më të larta se mesatarja e BE-se. Por ne Itali nuk investohet, kjo ka edhe një arsye tjetër. Ligjet vendase janë aq jotransparente dhe ne kundershtim me njëra-tjetrën, sa duhet të presësh pafundësisht për një leje dhe pa te nuk ben dot asgje. Kur me ne fund arrin ta sigurosh, deri atehere tregu mund te kete ndryshuar ndaj te duket me mire të mos investosh fare. Shifrat tregojne se ne nje kohe kur firmat gjermane investojnë rreth gjashtë përqind të xhiros për kërkimin dhe zhvillimin, kjo pjesë tek sipërmarrjet italiane është nën një përqind. Ndaj nuk eshte për t’u çuditur që aftësia për konkurencë e ekonomisë italiane ka bere hapa drastike prapa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA