
Në mbledhjen e Qeverise, Kryeministri Sali Berisha mori shkas nga
mesazhi i një emigranteje shqiptare në Londër, për të bërë edhe një herë
përgjegjës Edi Ramën për mohimin e të drejtes së emigrantëve për të
votuar në vendet ku jetojnë.
“Se mosvotimi tyre nuk ka as edhe nje shkak tjeter te vetem pervecse fobise qe ka kryetari i opozites ndaj votes se tyre. Qeveria eshte e gatshme te mobilizoje cdo fond, te pershtase cdo teknologji te sigurise me te larte, por mjerisht kjo nuk pranohet nga opozita”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha tha se zoti Rama te njejtin qendrim bllokues mbajti edhe ndaj propozimit te tij per votimin e 16-vjeçareve, nje veprim, qe sipas Kryeministrit mund te rezultoje ne kunderproduktiv per opoziten, pasi prinderit dhe familjaret me te rritur te 16-vjeçare do ta thone me vote vendimin e tyre.
“Per t’i shpallur krahe pune, e bejne, e kemi me ligj, por per t’u dhene te drejte vote, nuk ua njohim. Like-t, mesa duket ne Facebook-un tim jane bere nje lloj gogoli, qe e trembin opoziten nga vota e 16-vjeçareve. Le te urojme se ne serinë e bllokimeve te panumërta keto te jene nder me te fundit. 23 qershori eshte moment i veçante për te hapur dyer, per te shembur mure”, tha Berisha.
Top Channel