“Berisha i shumë dështimeve”

02/05/2013 00:00

Partia Socialiste akuzoi Kryeministrin Sali Berisha se dështoi me të gjitha investimet publike.

“Sot, nën moton “Gënjeshtra të vjetra-Zgjedhje të reja”, po riciklon çdo premtim të pambajtur në 8 vite dhe po përdor paturpësisht çështjen e investimeve publike për qëllime elektorale, a thua se paratë e taksave tona na i dhuron kryeministri.Sali Berisha premtoi në 2009 se në 2 vitet e para të mandatit të dytë, pra në vitin 2011, do të përfundoheshin të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë zonën bregdetare të vendit.Dhe ky premtim i ricikluar nga premtimet e pambajtura të 2005, nuk është mbajtur akoma dhe sot. Pas 23 qershorit, Qeveria e re me kryeministër Edi Ramën do të nxjerrë përfundimisht investimet publike nga pengmarrja e logjikës desktruktive të Sali Berishës: asaj të thellimit të borxhit publik në dëm të ekonomisë shqiptare e për për arsye elektorale”, tha Milena Harito.

Dule: Lista të përbashkëta me PPD

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule anoncoi daljen me lista të përbashkëta me Partinë e Prosperitetit Demokratik që përfaqëson të drejtat e komunitetit bullgar në Shqipëri.

Dule deklaroi se kjo parti është përjashtuar nga konkurrimi për shkak të siglës PPD, që duket se dëmton Partinë Demokratike. Sipas Dules, kreu PPD Yzeir Fetahu do kryesojë listën e PBDNJ-së në qarkun e Elbasanit.

Top Channel