“Të shporrim Berishën, Rama jo kryeministër”

01/05/2013 00:00

Protesta e një milion shqiptarëve lajmëruar nga Aleanca Kuqezi për
rrëzimin e shtetasit Berisha, u zhvillua e qetë, e kufizuar, pa eksese
dhe ishte e përmbledhur vetëm në fjalën e kryetarit të kësaj partie,
Kreshnik Spahiut.

Pasi foli per deshtimin e negociatave per te garuar ne koalicion me te majten, Spahiu lancoi sloganin e ketyre zgjedhjeve te AK, “Koha per pastrim”, qe per te ka qellimin largimin e Berishës dhe jo ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

“Ne vijmë me një objektiv, përmbysjen e regjimit të të ndierit Sali Berisha. Por përveç shporrjes së Berishës, në koalicionin e ardhshëm që do të ndërtojmë pas 23 qershorit nuk do t’i japim shqiptarëve një Sali tjetër, nuk i japim votën për kryeministër Edi Ramës”, tha Spahiu.

Kreu i AK-së u shpreh se Sali Berisha do te largohet nga pushteti ne 23 qershor, por deri atehere ai tha se i ben dhurate atij nje jelek antiplumb.

Protesta e 1 majit vjen pas asaj të organizuar nga Aleanca Kuqezi në 7 prill, po përpara Kryeministrisë.

Top Channel