I cilësuar nga Edi Rama si një socialist 24 karat, Musa Ulqini është
prezantuar si pjesë e skuadrës kombëtare të Rilindjes, për të garuar nën
siglën e Aleancës për Shqipërinë Europiane në qytetin e Elbasanit.

Bashkë me Ulqinin, Rama prezantoi edhe profesoreshën Mimoza Hafizi, një emër i njohur i botës akademike shqiptare, e cila do të jetë kandidate për deputete në qytetin e Shkodrës.

“Lista e deputetëve nuk ndërtohet si stenda e një muzeu, apo si kapitulli i një historie për të shkruar historinë. Musa Ulqini vjen në skuadrën tonë si një vlerë e shtuar në atë pjesë të ballafaqimit zgjedhor që është pjesa e komunikimit intensiv në terren me njerëzit derë më derë. Nga ana tjetër profesoreshë Mimoza Hafizi, nuk u përfshi në listën e kandidatëve të 2009 edhe pse ishte anëtare e Kryesisë. Ajo zgjodhi të ishte ne PS, dhe jo me mllef, por me arsyet e veta m’u kundërvu mua brenda strukturave të PS, pa e shkelur asnjëherë etikën”, tha Rama.

Së bashku me Mimoza Hafizin, Musa Ulqinin dhe ata socialistë të tjerë që do të konturojnë grupin e ardhshëm parlamentar socialist, Rama tha se skuadra e Rilindjes është e gatshme të marrë në dorë fatet e vendit.

Top Channel