Mali i famshëm i Japonisë, Fuzhi, ka gjasa që të hyjë në listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s.
Një zyrtar i OKB-së e ka rekomanduar malin vullkanik, që në dimër mbulohet nga bora, si të përshtatshëm për të hyrë në këtë listë.
Një vendim zyrtar për atraksionin turistik të vendit aziatik pritet të merret në qershor, kur Komiteti i Trashëgimisë së UNESCO-s të mblidhet në Kamboxhia.
Mali, vullkani i të cilit për herë të fundit ka shpërthyer mbi 300 vjet më parë, ngrihet në jug-perëndim të Tokios dhe mund të duket nga kryeqyteti japonez në mot të kthiellët.
Fuzhi, 3.776 metra, është më i larti i Japonisë dhe është gjithashtu një nga Tre Malet e Shenjta, bashkë me malet Tate dhe Haku, të dy në qendër të Japonisë.
Top Channel