Me rastin e 1 Majit në qytete të ndryshme të Kroacisë janë mbajtur një seri protestash të koordinuara dhe organizuara nga sindikatat kryesore.

Në qendër të manifestimeve ka qenë kriza ekonomike, me protestuesit që kanë kundërshtuar politikën e shkurtimeve dhe kursimeve të qeverisë socialdemokrate të Zoran Milanoviç.

Protestat, në të cilat janë mbledhur gjithësej rreth 40 mijë persona, 20 mijë prej të cilëve në kryeqytetin Zagreb, janë karakterizuar nga slogani “Ndryshoni drejtim politik”.

Kroacia është vendi i Ballkanit që më 1 korrik të këtij viti do të anëtarësohet zyrtarisht në Bashkimin Evropian, pasi më herët ka marrë vlerësimin se ka përmbushur të gjitha reformat.

Megjithatë, sikurse vendet e tjera të Ballkanit edhe Kroacia është prekur nga kriza ekonomike, që ka bërë që shpesh herë në të të mbahen protesta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA