
Në përvjetorin e parë të themelimit, Fryma e Re Demokratike mbajti edhe kuvendin e parë, ku u paraqit edhe programi i plotë elektoral për zgjedhjet e 23 qershorit, Kuvend që u ndoq nga afër edhe nga ambasador amerikan, Aleksander Arvizu.
Si parti e qendres së djathtë, FRD paraqiti propozime konkrete për ish-të përndjekurit, ish-pronarët, por edhe shtresa te tjera te djathta, që sipas kryetarit te kesaj partie, Bamir Topi janë harruar nga Partia Demokratike dhe sot kanë zërin dhe shtepinë e vërtete, Frymën e Re Demokratike.
”Shumica e atyre që sot flasin zyrtarisht në emër të së djathtës, janë ish-komunistë sektarë, burra me lidhje të forta me ish-regjimin. Kjo e djathtë zgjodhi aleancën me një pjesë të komunistëve të majtë për të qëndruar në pushtet, ndërkohë që dëboi nga shteti e përfaqësimi elitat, ish-juristë, ish-të përndjekur, ish-pronarë e shtresa të tjera historikisht mbështetëse të politikanëve konservatorë”, deklaroi ish-presidenti Topi.
Por, në themel të programit të FRD, tha kryetari i saj, është vendosur ekonomia, pasi ajo paraqitet në një pikë kritike.
Përveç shkaterrimit te ekonomise, me tone te ashpra Bamir Topi foli per renien e institucioneve ne dore te nje njeriu, kryeministrit aktual, nen drejtimin e te cilit ai tha se edhe zgjedhjet jane te rrezikuara nga ajo qe ai e quan sindroma e vjeter te Berishes, vjedhja e votes.
Duke shpjeguar gjate arsyet e nevojes per nje parti te vertete qe te perfaqesoje te djathte, Bamir Topi tha se edhe e majta sot eshte ne krize, ne ate qe ai e quan kriza e vlerave.
”Premtimet për rilindje bien në kontrast të thellë me aleancat dhe koalicionet korruptive përpara elektorale”, theksoi Topi.
Me bindjen se FRD paraqet alternativen e trete politike, por te vetmen qe mbron interesat e qytetarëve, Bamir Topi nga ky Kuvend iu beri thirrje shqiptareve mos ta neglizhojne 23 qershorin, por te votojne masivisht per t’i dhene mundesi vetes dhe vendit per ndryshim.
Oketa: Të vendosim demokracinë funksionale
Në fjalën e tij, numri dy i kësaj force politike, Gazmend Oketa deklaroi se FRD ka një program ambicioz dhe kombëtar dhe synon cuarjen e politikës shqiptare në standardet perëndimore.
“Ftojmë cdo qytetr, cdo të ri dhe të re, cdo pensionist, cdo shqiptar që të bashkohet me vizionin për një Shqipëri të re dhe të gjithë së bashku të ndihmojmë përshpejtimin e rivendosjes së demokracisë funksionale në vend. Shqipëria mund të bëhet dhe do të bëhet. Të vendosim me votë për të ardhmen tonë më 23 qershor”, u shpreh Oketa.
Top Channel